Rasti ‘Apex’ pezullohet perseri

apex

Gjykimi i njohun si rasti “Apex” ndaj 12 t’akuzuemve për krim të organizuem lidhun me veprat e detyrimit u pezullue persëri.

Pezullimi ndodhi mbasi këtë e kerkoi Arianit Koci, avokati i Arben Krasniqit që u mbështet edhe nga avokatët tjerë.

Mbrojtja në këtë rast ka paraqit kerkesë për mbrojtje të ligjshmënisë, ndërsa për këtë arsye Koci e kerkoi shtymjen.

“Na kemi kërkue shtymjen e seancës për arsye se na kemi ba nji kerkesë në Gjykatën Supreme të Kosovës për mbrojtje të ligjshmënisë dhe arsyeja tjetër asht se deshirojmë të kemi vendimin se pse asht ndërruar trupi gjykues,” tha Koci.

Gjyqtari i EULEX’it Piero Leanca mbasi ndegjoi avokatët, vendosi që seanca të shtyhet derisa të vendosë Gjykata Supreme e Kosovës.

Procedura në Rastin “Apex” ishte pushue në Kallnor të këtij viti, mbasi prokuroria ishte ankue në Gjykatën e Apelit që ktheu rastin në rivendosje në Themelore.