Rasti Dehari – Qe çka pritet me ba Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka caktue për sot në orën 16:00, mbledhjen e radhës. Rendi i ditës nuk asht ba i ditun, por nji nga temat që pritetme u diskutue, ka me qenë ajo e kërkimit të nji super-ekspertize për rastin e Astrit Deharit.

Nëse ministri i ri i Drejtësisë, Ablelard Tahri, i qëndron asaj që ka thanë në nji intervistë në RTK menjihërë mbas marrjes në drejtim të këtij resori qeveritar, atëherë ai në këtë mbledhje pritet me kërkue ndamjen e mjeteve të nevojshme financiare me ba të mundun nji super-ekspertizë për rastin Dehari.

“Unë kam me kërkue super-ekspertizë për rastin Dehari qysh në mbledhjen e ardhshme. Kam me kërkue me u nda mejtet që ky rast me u procedue konform rezolutës së Kuvendit të Kosovës”, kishte thanë ministri Tahiri në intervistën e tij në televizionin publik.

Shperndaje në: