‘Rasti Kumanova’, prapë ushtrohet dhunë ndaj t’akuzuemve

Vazhdon dhuna ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës. Kësaj radhe viktimë e dhunës fizike dhe psikike ka qenë i akuzuemi Valdet Zekaj. Pala mbrojtëse akuzon Prokurorinë se përkundër denoncimeve, nuk po merren masa në parandalimin e dhunës.

Avokati Mefail Arsllani thekson nevojën e bojkotimit të seancave gjyqësore në rast se vazhdon dhuna ndaj të akuzuemve, raporton Alsat.

“Duhet me cekë që në seancën e kalueme, mbas nji kohe vazhdojnë maltretimit ndaj grupit, konkretisht ndaj klientit tim Valdet Zekaj. Për rastin, e njoftuem edhe trupin gjykues edhe prokurorinë, tue kërkue që në t’ardhmen të merren masa dhe të ndërpritet kjo dhunë, e cila bahet ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës”, deklaroi avokati Mefail Arsllani.

Arsllani akuzon edhe mjekët, të cilët bajnë kontrolle mjekësore kur denoncohet dhuna ndaj grupit të Kumanovës.

“Ata mjekë që vijnë dhe i konstatojnë lëndimet trupore nuk janë mjekë përkatës, që munden me nji kontroll ose matjen e tensionit me konstatue lëndime trupore apo dhunë psikike”, tha Arsllani.