Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi zgjidh shumë çashtje

Deklaratat që i tha dje Presidenti, që ka me u marrë nji iniciativ ku personat të cilët kanë probleme me ligj nuk kanë me qenë pjesë e institucioneve të vendit, i ka përkrahë sot edhe Kryeministri Isa Mustafa.

Këto komente Kryeministri i bani në nji konferencë të organizueme për media ku ishte i pranishëm Komisionari Europian Johannes Hahn.

Ndërsa,Hahn tha se ka me i takue edhe partitë opozitare sepse simbas tij të gjithë përfaqësuesit politikë luejnë rolin e tyne drejt rrugës europiane të Kosovës. Hahn shtoi se marrëveshjes e MSA asht dokument baze për integrimin e Kosovës në Europë.

Sa i përket liberalizimit të vizave ai tha se asht interes i dy palëve që demarkacioni me Malin e Zi të zgjidhet sa ma shpejt.

“Zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë fokus i të gjithëve dhe MSA’ja krijon shumë mundësi për zhvillimin e saj, mirëpo kompanitë prapë se prapë duhen te përballen me disa pengesa. BE ka investue ma shumë se 300 milionë euro në Kosovë që nga 1999. E sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi asht interes i të gjithë neve që ti zgjedhim sa ma shpejt këto çashtje sepse qëllimi i juaj përfundimtar asht qe te hyni ne Bashkimin Europian”, tha ai.

Hahn ma tej theksoi se duhet me çdo kusht që shteti të angazhohet me luftue korrupsionin dhe krimin e organizuem.

Mbas, këtij takimi komisionari u prit edhe nga kreu i kuvendit, Kadri Veseli.