Ratifikimi i Demarkacionit mundet me u shtye për në këtë kohë

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka gjasa me u ba mbas pushimeve verore të Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thanë për “Epokën e re” se, sbas parashikimeve të tij, asht vështirë që kjo marrëveshje me u ratifikue në Kuvend para pushimeve verore, tue e pasë parasysh kohën dhe procedurat që munden me dalë rreth kësaj çashtje.

Pos kundërshtimit opozitar, tashma edhe deputetë të dy partive në pushtet janë tue ba thirrje që Marrëveshja e Dmarkacionit me Malin e Zi me u rishikue dhe mos me u ratifikue versioni aktual.