Re me pluhun mbi Obiliq, kryetari Gashi me këtë kërkesë i drejtohet KEK’ut

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi mbas inspektimeve që i ka ba sot në teren, e ka vërejte nji re të krijueme nga pluhuni mbi shtëpitë e banimit.

Ai ka kërkue nga drejtori i KEK’ut, Arben Gjuka, me ndërmarr masa në spërkatjen e reparacioneve të thëngjillit dhe hinit në fshatin Dardhishtë, mbasi që pluhuri i ngritun po shkakton probleme të shumta.

Lexone kërkesën e plotë të kryetarit Gashi:

Sot në ora 15 kemi dal në vendngjarje dhe kemi parë se nga deponitë e hirit dhe separacioneve të thëngjillit TC Kosova A dhe TC Kosova B, Komunën e Obiliqit e ka kapluar një re e pluhurit që është duke shkaktuar probleme të shumta.
Andaj, z.Gjuka urgjentisht duhet të ndërmerrni masa në spërkatjen e separacioneve të thëngjillit dhe hirit në fshatin Dardhishtë, sepse komuna jonë është shndërruar në një katastrofë mjedisore dhe ekologjike për banorët e territorit të komunës së Obiliqit.
Gjithashtu ju lutem që urgjentisht të ndërmerrni masa dhe të filloni me ndërtimin e bankinave përreth TC Kosova A dhe B, të gjelbërohet dhe të pyllëzohet, me qëllim që të ndalohen zhurmat që shkaktohen nga KEK-u dhe pluhuri që sot e ka kapluar Obiliqin.

 

obiliq1