Reagim i ashpër i Haradinajt: Qe kush po propagandon ndaj meje

ramush haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reague ashpër ndaj shkrimeve të medieve serbe ku ai cilësohet si “bos i krimit dhe kontrabandës”.

Haradinaj ka deklarue se kjo storje e prodhueme nga aleancat e krimit në Beograd dhe Prishtinë në stilin “science fiction”, nuk asht hera e parë dhe s’ka me qenë as e fundit.

“Këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizue sa herë që dikush ju ka dalë përpara dhe e ka pengue influencën e tyne në Kosovë”, deklaron Haradinaj.

“Këtë herë nuk më ndalin dot”, përfundon ai.

Reagimi i plotë:

Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër përsonalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar storje per tregëti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi.

Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njejta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj.

Këtë herë nuk më ndalin dot!