Reagimi i VV’s, kështu arsyetohen për rrahjen

Disa orë mbas rrahjes mes deputetit të Nismës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reague kjo e fundit.

Në reagimin e tyne, Vetëvendosje thotë se si shkak i gjuhës fyese të deputetit Zeka, Krasniqi e ka pas të pamundun me debatue.

Megjithatë, Vetëvendosje shprehë keqardhje në këtë reagim për rrahjen që ka ndodh.

 

Lexoni reagimin e plotë:

 

Është tepër e vështirë edhe të fillosh të debatosh me Milaim Zekën, pasi ai nuk flet me gjuhën e argumenteve, por me fyerjen dhe shpifjen e gjuhës së dhunës së pushtetit. Sot, Frashër Krasniqit iu bë e pamundur të diskutojë me Milaim Zekën në Klan Kosova për shkak të akuzave të rënda e shpifjeve nga më të ultat. Frashër Krasniqi dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk kanë qenë të njoftuara me kohë se kush do të ishte bashkëbiseduesi, sipas standardeve profesionale të cilat praktikohen gjatë organizimit të emisioneve të tilla të debateve TV. Prandaj është krejtësisht manipulative shpifja e fundit e Milaim Zekës, se Frashër Krasniqi ka vajtur në emision për t’u përleshur me të.

Megjithatë, Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhjen për atë që ka ndodhur në emision dhe i ben thirrje të gjithëve për qetësi e mendje të kthjellët.

Nga ana tjetër, me të njëjtën gjuhë represive ka folur së fundmi për këtë ngjarje edhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Dhuna verbale e pushtetit në Kosovë ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë përherë pararendëse e dhunës përmes represionit policor. Ky lloj represioni është në frymën e çdo regjimi autoritar të cilit i janë lëkundur themelet njëherë e mirë.

Shperndaje në: