Reagojnë serbët mbas zjarrit në Kishën “Sveti Nikolla”

Persona të panjohn i kanë vnue zjarr kishës serbe “Sveti Nikolla”, e cila ndodhet mbrenda kampusit Universitar të Prishtinës, shkruen Tanjug.

Prifti Sasha Mitrovic e ka gjetë derën e Kishës të thyeme nga, sic thotë ai, vandalët, të cilët me dhunë janë futë mbrenda dhe e kanë dhezë zjarrin.

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije ka dënue ashpër incidentin tue theksue se vjen si rezultat i refuzimit të autoriteteve kosovare dhe policisë për të ngritë në mbrojtje të përhershme Kishën “Sveti Nikolla”, e cila jo pak herë asht përdhosë nga kosovarët, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtue se i asht drejtue dy herë ministrisë së Punëve të Mbrendshme në Kosovë, që me pasë nji pikë kontrolli të policisë, por të dy herat ka mbetë pa përgjigje.