Reagon ashpër edhe Lahi Brahimaj

Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mundet me njollos askush thotë Lahi Brahimaj, njani nga ish luftarët e UÇK’s, tash pjesë e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës.

Brahimaj në nji postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkrue se shqiptarët kane me u ndje krenarë dhe me fat, qe e patën UÇK’n dhe komandantët e saj.

Postimi i plotë i Brahimajt:

Luftën e UÇK’s nuk mundet me njollosë askush, mëse paku ata të cilët për luftën e djemve dhe vajzave me të mirë nuk ju kanë folur as prindërit e tyre gjenetik në fëmijëri, as prindërit politik, tani kur po i thonë vetes se janë bërë dikushi.

Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrsira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar.

Shqiptarët gjithnjë do të ndihen krenarë dhe me fat, që e patën UÇK’në dhe komandantët e saj që mundësuan lirinë e vendit.