Reagon Çelaj: Shpendi asht rrenc patologjik!

Kandidati për kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklarue sot se kundërkandidati i tij nga PDK, Lirak Çelaj, i ka kërkue me hy në koalicion në shkëmbim të dy drejtorive.

Por nji gja të tillë e ka mohue vetë Çelaj, i cili e ka quejt Ahmetin- rrenc patologjik.

“Tash po e kuptoj përse qytetarët po e quejnë Pinokio. Shpendi asht rrenc patologjik. Njajtë ka deklarue edhe për jahtin, edhe kur u ndalue në Milano nga policia italiane, herë thoshte po e herë jo”, ka thanë Çelaj për Telegrafin.

Ai shtoi se kushdo që ka pas sadopak punë me Shpend Ahmetin e dinë që ai asht i tillë.