Reagon Dega e LDK në Zvicër për rastin e Donika Gërvallës

Dega e LDK-së në Zvicër, ka reague ashpër kundër asaj që e ka quejt “sjellje arrogante dhe të dhunshme të Kryetarit dhe Kryesisë së LDK-së në Prishtinë, të cilët sot kanë ushtruar kundër Kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla, duke ia mohuar asaj të drejtën e pjesëmarrjes në KP të LDK-së”.

Sipas kësaj dege, Donikë Gërvalla asht Kryetare Legjitime e Degës së LDK’s në Gjermani, e cila me mandat të plotfuqishëm e përfaqëson Degën dhe e gëzon të drejtën për me marrë pjesë në mbledhjen e KP të LDK.

Dega e LDK-së në Zvicër është në mbështetje të plot të Kryetares Donikë Gërvalla dhe është kundër metodave komuniste, të dhunës dhe linçimit të cilat tashmë në LDK i ka instaluar Isa Mustafa i cili është në shërbim të nëntokës për ta shkatërruar LDK-në. Dega e LDK-së e pyet ata burreca të sigurimit si do të ndjehen ata kur do të shkojnë sonte para grave të tyre, si do të arsyetohen para nënave dhe motrave të tyre për t’ia ndaluar bijës së Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla pjesëmarrjen në KP të LDK-së.
Dega e LDK-së bënë apel tek njerëzit me arsye të shëndosh, te anëtarët e KP të LDK-së, tek aktivistët e LDK-së dhe sidomos bënë apel tek elektorati i LDK-së, që ta ngrehin zërin në mbështetje të demokracisë të cilën sot e kanë shantazhuar Isa Mustafa me klanin e tij që e kanë kapur LDK-në dhe janë duke e shkatërruar konceptin e paqes, durimit dhe gjithëpërfshirjes që për vite të tëra e ka kultivuar dr. Ibrahim Rugova! Dega e LDK-së në Zvicër është në mbrojtje të demokracisë dhe të Donikë Gërvalles – Kryetare legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani”.