Reagon djali i Kryeministrit Mustafa. Qe çka thote

Djali i Kryeministrit Isa Mustafa, Besniku, e ka lshue nji reagim përmes të cilit ka konfirmue se prej muejit Prill të vitit 2014 e deri në Mars të vitit 2015, ka ble pajisje prej kompanisë së Miroslav Miskovic, për shkak se firma prej të cilës ishin furnizue në Maqedoni kishte falimentue.

Besniku ka tregue se tana blemjet i ka ba në mënyrë të rregullt dhe përmes bankave.

Me këtë rast, ai ka kërkue mos me qenë pre e sulmeve politike për shkak se po i rrezikohet biznisi dhe 11 punëtorët e tij.

Përndryshe, Vetëvendosje ka mbajtë sot konferencë, ku ka tregue se djali i Kryeministrit Isa Mustafa kishte ble pajisje dhe kishte ba biznis me Miroslav Miskovic, dikur zavendëskryeministër i Serbisë.

E mbas kësaj, kishte reague LDK tue i dalë në mbrojtje familjes së Isa Mustafë, e tue e akuzue Albin Kurtin e Glauk Konjufcën për lidhje me shtetin serb.

Lexone reagimin e plotë:
Reagim
Lidhur me sulmet e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje të publikura në Portalin Koha dhe në portalet tjera, në emër të kompanisë MAKCAR ju informoj si vijon:
Kompania MAKCAR L.L.C. ka filluar te operoj qe nga dt.14.04.2010. Kjo kompani është e autorizuar për shitjen dhe servisimin e Markës së njohur botërore BMW Group. Kompania MAKCAR L.L.C. nga viti 2010 e deri më vitin 2014 ka qenë e Autorizuar nga MAKKAR DOO – Maqedoni. Ndërkaq me falimentimin e firmës në Maqedoni, Frima e autorizuar në Kosovë nga viti 2015 vepron me autorizim nga M Car DOO me seli në Shkup.
Nga muaji prill I vitit 2014 deri në mars të vitit 2015, MAKCAR në Kosovë, i është rekomanduar nga BMW Group nga Gjermania, që brenda kësaj periudhe të furnizohemi me pjesë rezervë nga përfaqësitë në regjion, të cilat ofrojnë kushte më të përshtatshme, përfshirë edhe DELTA motors, që është përfaqësues zyrtar I BMW Group, në mënyrë që firma të jetë përgjegjëse ndaj klientelës, deri në autorizimin e përfaqësuesve tjerë.
Çdo blerje bënda kësaj periudhe është bërë me transaksion banker, në mënyrë legale, duke përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në Kosovë. Pas aktivizimit të firmës së re në Maqedoni, nga muaji prill i vitit 2015 Kompania MAKCAR furnizohet nga M Car në Maqedoni, e cila si e vetme e ka të drejtën e përfaqësimit për territorin e Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nuk vazhdon të furnizohet nga firmat e tjera.
Sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kompanisë sime i kosideroj të dëmshme dhe qëllimkëqia. Në këtë kompani punojnë 11 punëtorë, të gjithë nga Kosova, me investime private dhe pa asnjë ngarkesë të sektorit publik. Që nga fillimi i punës, kjo kompani, sado e vogël, ka kontribuar në buxhetin e shtetit në shumë prej mbi 1.5 milion euro. Sulmet e tilla rrezikojnë punën e kompanisë dhe të punëtorëve që punojnë aty.
Me respekt,
Besnik MUSTAFA