Reagon Djuric ndaj deklaratës së Lunacek: Asht qëndrim i saj personal

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, e ka komentue deklaratën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila ka thanë se Serbia duhet me njoftë pamvarësinë e Kosovës, para se me u anëtarësue në BE.

 

Përmes nji deklarate në mediat serbe, Djuric ka dashtë me ironizue me këtë deklaratë, tue thanë se Lunacek nuk paraqet ndonji faktorë në BE, mbasi qysh tha ai – ajo asht njana në mesin e qinda deputeteve në PE.

 

“Respektoj mendimin e saj, por pyes nëse ai asht nji qëndrim i saj personal”, ka thanë Djuric,.