Reagon drejtori i Policisë së Prizrenit: Nuk kam thanë se Astrit Dehari ka konsumue barna, janë shpifje

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka reague mbas deklaratave të fundit për çashtjen e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari.

Ky i fundit ishte citue nga mediat se kishte thanë se aktivisti i LVV kishte konsumue barna dhe kishte ra në komë. Mirëpo, zyrtari i naltë i Policisë së Kosovës në nji prononcim për “Indeksonline” ka demantue raportimet lidhun me rastin.

“Unë nuk kam dhanë deklaratë hiç për këtë çashtje. Absolutisht unë s’kam fol, ka qenë nji shpifje. Unë nuk e di kush ka thanë se unë e kam thanë atë, kurrfarë deklarate s’kam dhanë”, ka thanë ai.

Ndryshe, portalet kishin citue se drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka kallxue se Astrit Dehari kishte konsumue barna dhe kishte ra në komë.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorë disa medikamente dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërrue jetë. Në emergjencë ka shkue pa sheja jete,” kishte thanë ai për “Kallxo.com”.