Reagon edhe Dodik për thirrjen e Haradinajt, kjo asht deklarata e tij

Dodik
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnes, Milorad Dodik e ka cilësue si “provokim tipik”, thirrjen për njohjen e Kosovës nga Bosna.
Simbas Dodik, provokimi ka për qëllim nevojat e mbrendshme politike të Haradinajt në Kosovë.

“Bosna pa pëlqimin e Republikës Serbe nuk ka me mujt me njoftë Pamvarësinë e Kosovës, sepse në këtë pikë duhet t’arrihet nji konsensus”, tha Dodik për RTS, përcjell lajmi.net

Dodik ka theksue se pozita e Kosovës për Republikën Serbe asht tashma e njoftun.

“Unë mendoj se të gjithë faktorët politikë në Kosovë e dinë mirë këtë gja”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte ba thirrje të zyrtarët në Sarajevë që me njoftë Pamvarësinë e Kosovës.

 

Shperndaje në: