Reagon edhe Kosova për aktivitetet nukleare te Koresë Veriore

qeveria
Qeveria e Kosovës përmes nji njoftimi për media thotë së i vlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për me ndërtue dhe përdor programet bërthamore dhe njikohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si nji rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çashtjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë, Qeveria e Kosovës rreshtohet përkrahë botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njikohësisht ban thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet ma të randa politike e ekonomike.