Reagon kryeministri: Me u zbulue shpejt çka ka ndodh me rastin e Astrit Deharit!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shpreh ngushëllime për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Kryeministri kerkoi nga institucionet relevante që të hetohet se çfarë ka ndodh.

“Shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për vdekjen e nji të riu në burgun e Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e mia, kërkoj që institucionet me ba veprimet e pamvaruna dhe të konstatohet se çfarë ka ndodh”, ka thanë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Astrit Dehari ka ndërrue jetë të Shtunën, ndërsa ishte i paraburgosun në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.