Reagon Kryeministri: Në valën e migrimeve kane shkue edhe mbesa e nipa të mi, se ndajnë fatin e njajtë me qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka sqarue shkrimin në media ku thuhet se vllai i tij ka kërkue azil në dy shtetet europiane.

Ai përmes nji reagimi në Facebook, ka thanë se në valën e migrimeve kanë shkue edhe mbesa e nipa të tij dhe janë kthye. Kjo sipas tij, flet se edhe familjarët e Kryeministrit ndajn hallet dhe fatin e njajtë me qytetarët e Kosovës.

Ky asht postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Qytetarë të nderuar,
Po lexoj në protale se vëllai im paska kërkuar azil për shkaqe shëndetësore jashtë vendit. Kjo është e vërtetë. Më vonë jam informuar nga familja e vëllai, se ai kishte kërkuar qëndrim jashtë vendit, për tu shëruar nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk gjente shërim në Kosovë. Në vjeshtën e vitit që shkoi ka pasur një ndërhyrje në Tiranë, tani është në Prishtinë, dhe gjendja e tij vazhdon të jetë mjaft e rëndë. Dyshoj se mund t’i ndihmoj as Vehbi Kajtazi me Insajderin, por mund t’ia rëndojë dhembjet e tij të mëdha.
Në valën e migrimeve, dua të jem i hapur me ju se, kanë shkuar edhe mesa e nipa të mi dhe janë kthyer. Kjo flet se edhe familjarët e mi ndajnë fatin me qytetarët e tjerë, hallexhi, të Kosovës. Prandaj si Kryeministër po angazhohem që të gjejmë zgjidhje, të liberalizojmë vizat, të tërheqim investime për të krijuar vende të punës, të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe që sa më pak qytetarët tanë të kenë nevojë të kërkojnë shërim në forma të tilla jashtë vendit.
Përgjegjësia ime është të punoj për të gjetur zgjidhje për qytetarët e mi. I vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në të cilën jemi po punoj të intensifikoj kontaktet dhe lidhjet me vendet të cilat mund ta mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. IM