Reagon LDK: Qe çka thotë për Vetëvendosjen!

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reague mbas komunikatës se Vetëvendosjes në të cilën ndër të tjera thuhet se 18.5% e votuesve të LDK’s, kalojnë te Lëvizja Vetëvendosje.

Partia e Isa Mustafës, thotë se ky sondazh asht tendencë e VV’s për me rehabilitue krizën në të cilën ka hy kjo parti.

Simbas anëtarit të Kryesisë së LDK’s, njihëresh kryetar i komunës së Ferizajt, Muarrem Sfarqa, Vetëvendosje vetëm përmes krizave dhe spektakleve të rrugës kanë ba përpjekje me dalë prej anonimitetit e jo prej numrit të anëtarësisë.

Sfarqa vlerëson se forca politike e Vetëvendosjes asht në ranie dhe kjo ka me argumentue në zgjedhjet e ardhshme kurdo qe mbahen ato.

Sondazhet e porosituna simbas tij, janë vetëm për nevoja tyne dhe konsum të mbrendshëm të kësaj partie.