Reagon LDK ndaj Konjufcës! Lexoni çka e pysin per Albin Kurtin e per bizniset e Konjufces

mustafaisa3105

Mbas akuzave që Vetëvendosja i bani sot ndaj Kryeministrit të vendit Isa Mustafa, ku thuhet se djemtë e tij kanë importu rreth 80 mijë euro mallna nga kompania e biznismenit serb, Miroslav Miskovic, nji reagim i ashpër ka ardhe nga LDK nëpërmjet  komunikates për mediat:

“Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj përpjekjeve bizare dhe neveritëse të Lëvizjes Vetëvendosje për të njollosur kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe familjen e tij”, thuhet në reagim.
Sipas LDK-së, përpjekjet e sotme të kësaj lëvizje janë rezultat i dështimit të kauzave të saj antishtetërore për zhytjen e vendit në kaos, anarki dhe gjakderdhje, për stopimin e rrugës integruese euroatlantike dhe prishjen e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e tjera mike.
Ndërsa, LDK-ja ka kërkuar nga Vetëvendosja, sipas së cilës, po neverit njerëzit brenda dhe jashtë Kosovës, që para së të përpiqet që të ndërtojë kauza morbide duke cenuar çdo parim etik e moral, të sqarojë:
    1.    Kush po sjell para pa kufi nga Serbia për veprimtarinë e saj në Kosovë dhe kush po jep fonde të posaçme për të hedhjen e molotovëve mbi policët, objektet shtetërore dhe shtëpitë e makinat private të zyrtarëve të shtetit të Kosovës?
    2.    Të na tregoj se a janë të njëjtit njerëz, në krye me Ivica Daciqin, të cilët i organizonin konferenca ekskluzive ish-liderit të VV-së gjatë qëndrimit në burg, ku ai trajtohej si VIP? A është kjo arsyeja që qëndrimi i VV-së dhe i Beogradit zyrtar përputhet karshi shumicës dërrmuese të proceseve në Republikën e Kosovës?
    3.    Glauk Konjufca, është mirë që të na tregoj se a vazhdon ai dhe familja e tij e ngushtë të përpiqen të uzurpojnë ferma pulash në Lipjan e gjetkë dhe që përmes partneritetit me firma serbe të rrisin kapitalet e tyre?
Në fund, LDK-ja thotë se thekson përkushtimin e saj të plotë, që përkundër përpjekjeve neveritëse të një subjekti ultra-majtist i cili po vë në dilemë miqësinë e Kosovës dhe të popullit të saj me SHBA-të, të angazhohet edhe më fuqishëm në forcimin e gjithanshëm të shtetit të Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera mike perëndimore.” /kp/