Reagon Lista Serbe: Nuk e zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Listës serbe Slavko Simic ka vlerësue sot se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me vendimin e saj të sotëm për Ligjin mbi Trepçën, ka verifikue vendimin politik e jo vendimin juridik.

“Nëse Kushtetuesja e ka hedhë poshtë kërkesën tonë, edhe na kemi me hedhë poshtë zbatimin e tij”, ka thanë ai.

Ai ka theksue se” ligjet e miratueme që na i konsiderojmë kontestuese, bashkësia serbe dhe punëtorët e Trepçës nuk janë të detyruem m’i zbatue”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka refuzue kërkesën e Listës Serbe për me u shqyrtue kushtetutshmënia e Ligjit për “Trepçën”, të aprovuem javë ma parë nga Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin e Gjykatës, të publikuem të Hanën, thuhet se Ligji për “Trepçën” asht kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekuna për miratim në Kuvendin e Kosovës.