Reagon Lutfi Haziri, arsyeton pasuninë e tij

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka tregue se prej nga rrjedh pasunia e tij.

Haziri ka reague mbas publikimit të deklarimit të pasunisë ku ka theksue se asht trashëgimtar i pasunisë së prindëve të tij, të cilët kanë punue e jetue në Zvicër.

Ky asht reagimi i plotë:

Në vend të ragimit pas publikimit të lajmit në “Express” dhe “Indeksonline” lidhur me pasurinë time:

Unë jam trashëgimtari i pasurisë së prindërve të mi, të cilët kanë punuar e jetuar 48 vite në kurbet, në Zvicër. Babai im, Hero i Kosovës tashmë, ka ndërruar jetë me 5 tetor 2015 dhe prej testamentit të tij jam trashëgimtar. Unë kam nënën, dy vëllezër dhe një motër pjesëmarrës në këtë trashëgimi. Mos më përzieni me kazanat e huaj se nuk bëjë pjesë unë! Lut Emrush Haziri