Reagon Mustafa: Drejtësia s’duhet m’u dorëzue para huliganizmit!

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka dënue dhunën ndaj grues së Ministrit Blerand Stavileci, tue thanë se asnji motiv nuk e arsyeton sulmin ndaj nji grueje.

Mustafa asht shpreh se drejtësia nuk duhet m’u dorëzue para dhunës dhe huliganizmit.

 

Reagimi i Mustafës:

 

Sulmi fizik ndaj bashkëshortes së Ministrit Stavileci, që ndodhi sot, është akt i ulët, i papranueshëm për shoqërinë tonë.

Asnjë motiv, nuk arsyeton sulmin ndaj një gruaje, ndjelljen e frikës dhe tmerrit ndaj një nëne, fëmijëve dhe familjes së saj.

Akterët e veprimeve të tilla duhet ta gjejnë përgjigjen në organet e drejtësisë dhe në shtetin ligjor.

Drejtësia nuk guxon të dorëzohet para dhunës dhe huliganizmit sepse edhe ajo, nëse qëndron indiferente, nesër rrezikon të bëhet viktimë e po kësaj dhune.