Reagon policia: A ka me u arrestue Frashër Krasniqi?

Policia e Kosovës ka reague mbas rrehjes së dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, atij të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqit dhe atij të Nismës, Milaim Zeka, gjatë nji emisioni televiz.

Zadhanësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thanë se i posedojnë të gjitha informacionet me pamjet e publikueme lidhun me këtë rrehje.

Po ashtu, Kelani ka tregue se kanë me u ndërmarrë menjiherë veprimet e nevojshme ligjore.

“Policia e Kosovës i posedon të gjitha informacionet dhe pamjet e publikuara lidhur me ngjarjen/incidentin e ndodhur në studion televizive të Klan Kosovës, dhe për këtë në konsultim me prokurorin kompetent, menjëherë do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore”, ka thanë Kelani.

Shperndaje në: