Reagon Qeveria: E denon rrahjen, po kujt i del në mbrojtje!

Qeveria e Kosovës me anë të nji komunikate e ka denue rrahjen ndërmjet deputetit të VV’s, Frashër Krasniqi dhe atij të Nismës, Milaim Zeka.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Qeveria që ai drejton e kanë pritë me shqetësim incidentin që ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.

Qeveria e dënon ashpër këtë akt të shamtuem i cili ashiqare deshmoi agresionin e pashembullt të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi ndaj Milaim Zekës, poashtu deputet i Kuvendit të Kosovës”, thuhet në kumtesën nga zyra e Kryeministrit.

Haradinaj i ka ba thirrje qytetarëve dhe deputëtëve m’u kursy nga diskursi i dhunshëm.

Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka mbas nji debati të ashpër, eskaluen në dhunë tue shkëmby grushte.

 

Shperndaje në: