Reagon shefi i Qeverisë serbe: Nuk lejojmë që vendimi për Karadžić me u përdorë për sulme politike kundër Republika Srpska

Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka thanë se Serbia ka me qëndrue me popullin e saj në Republika Srpska, dhe me të drejtën e egzistencës dhe jetës së saj.

Shefi i Qeverisë serbe tha se ata, të cilët mendojnë që vendimin për Radovan Karadžić,me përdorë për sulme politike kundër Republikës Srpsksa, vendi i tij nuk mund dhe nuk ka me lejue.

“Serbia e ka për obligim me u kujdes për popullin e saj përtej kufijve të Serbisë. I paralajmëroj ata që mendojnë vendimin e sotëm kundër ish-Presidentit të Republika Srpsksa me shfrytëzue për sulm politik, në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit – nuk duhet, nuk mund dhe nuk kemi me lejue“.

Gjykata e Hagës e ka dënue sot ish-liderin e serbëve të Bosnjës Radovan Karadžić, me 40 vjet burg për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.