Reagon Turqia. Çka thotë për kufizimet e ezanit në Jerusalem

Zv/kryeministri i Turqisë dhe njiherit zadhënës i qeverisë Numan Kurtulmuş ka mbajtë konferencë për gazetarët, ndërkohë që ende vazhdon mbledhja e Këshillit të Ministrave nën kryesinë e kryeministrit Binali Yıldırım në Rezidencën Çankaya, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shej reagimi ndaj kufizimit të ezanit në xhaminë Al-Aqsa dhe xhamitë e tjera, Kurtulmuş tha se kjo asht e papranueshme dhe “në kundërshtim me tana liritë e besimit, fesë dhe ndërgjegjes”.

Siç tha Kurtulmuş, shekuj ma parë në Jerusalem jetonin së bashku muslimanë, të krishtenë dhe hebrejë. “Rrjedhimisht, asht e pakuptueshme ndalja e zanit të ezanit nga xhamitë në qytetin me histori multikulturore. Asht fyemje ndaj kulturës, historisë, së kaluemes dhe multukulturalizmit të Jerusalemit nëse nuk kuptohet kjo”, u shpreh Kurtulmuş.