Reagon Turqia mbas votimit të Parlamentit Europian

Votimi i ligjvanësve të Parlamentit Europian për ndërpremje të përkohshme të bisedimeve për anëtarësim të Turqisë me bllokun, shkel vlerat themelore europiane, tha ministri turk i çashtjeve të BE’s.

Ai tha se, Turqia nuk ka me marrë seriozisht votimin, njofton AP.

Omer Celik, i bani komentet në nji konferencë me gazetarë, mbasi ligjvanësit e BE’s votuen për nji mocion jodetyrues, tue i kërkue BE’s që “me fillue nji ngrimje të përkohshme të bisedimeve me Ankara’n” derisa “masat joproporcionale, nën gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi, të mos hiqen”.