Reagon Vetëvendosje, qe çka thotë për protestën e AAK’s?

Zadhanësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes nji shkrimi në Facebook ka ba të ditun se Vetëvendosje nuk ka qenë e njoftueme për protestën e paralajmërueme nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lexone postimin e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht në lidhje me këtë datë të shpallur nga AAK. As nuk jemi konsultuar dhe as nuk kemi biseduar mes vete për këtë.
Kosova ka nevojë për protesta dhe ato do të ndodhin pashmangshëm. Por protestat duhet të jenë të organizuara mirë dhe të mbahen në kohën e duhur. Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë ta dobësojnë përpjekjen opozitare dhe të rezultojnë me protesta jo mirë të organizuara dhe jo të fuqishme e masive.