Reagon Vlora Çitaku për përgjimet, po çka thotë!

Ambasadorja e Kosovës në Washington, dikur ministre e Integrimeve në Kosovë, Vlora Çitaku përmes nji postimi në Facebook ka dhanë nji sqarim mbas publikimit të përgjimeve mes Adem Grabovcit, shefit të grupit parlamentar të PDK’s.
Ajo ka thanë se ka ra në “grackën e tyne”, tue mohue kështu edhe punësimin e Fidanit, personi që Adem Grabovci kërkon me punësue në Ministrinë e Integrimeve.

Ky asht postimi i saj i plotë:

E lexova qe Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit.

Më duhet që ta them prap, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, Fidani I apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë.

Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti.