Reagon VV mbas aderimit të sekretarit të saj në PDK, qe çka thotë

Zadhanës i Vetëvendosjes, Frashër Kransiqi reagoi mbas publikimit të lajmit se ish sekretari organizativ i VV’s në Pejë, Arton Muhaxheri kaloi në PDK, tue thane se ai ka qenë vetëm nji nga 32 anëtarët e Grupit Punues të Qendrës në Pejë, mbasi që Muhaxheri aktivitetin e tij në këtë pozitë e ka ushtrue gjatë viteve 2010-2014.

Lajmi që VETËVENDOSJE!-s në Pejë i është larguar Sekretari Organizativ, është i pavërtetë. Arton Muhaxheri ka qenë sekretar në Qendrën e Pejës gjatë periudhës 2010 – 2014. Pas kësaj periudhe, deri sot, ai ka qenë vetëm njëri nga 32 anëtarët e Grupit Punues të Qendrës tonë në Pejë”, thuhet në reagimin e tij.

Në anën tjetër, simbas Krasniqit, kalimi i tij në subjektin kryesor përgjegjës për kapjen dhe rrënimin e shtetit, ekonomisë dhe shoqnisë, flet për mungesë parimesh në këtë kalim.

Simbas tij, nuk ka asgja të vërtetë në deklaratat e tij.

Është thjeshtë e pavërtetë, absurde dhe qëllimkeqe ta akuzosh VETËVENDOSJE!-n për “shtet-rrënim”, ‘mungesë demokracie’, etj. dhe njëkohësisht të përpiqesh të na bindësh që PDK-ja qenka subjekt demokratik, shtet-ndërtues, etj”, thuhet në fund të reagimit të tij.