Reagon Zyra e Kryeministrit: EULEX s’mundet me kontestue ligjin për Trepçën!

Këshilltari i Kryeministrit, Besnik Berisha ka thanë se Ligji për Trepçën nuk mundet me kontestue për kah ana Kushtetuese nga ndonji gjyqtar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Simbas tij, i vetmi institucion kompetent për interpretimin e përshtatshmënisë së nji ligji apo akti nënligjor asht Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatue se Ligji për Trepçën asht në përshtatshmëni të plotë kushtetuese dhe i njajti nuk cenon asnji të drejtë si pretendohet në këtë komunikatë”, ka deklarue Berisha për REL.

Dhoma e Posaçme, ka shtue ai, nuk ka autoritetin për me vlerësue kushtetutshmëninë dhe i nënshtrohet interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Reagimi i tij ka pasue nji komunikatë të lëshueme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ku thuhet se nji gjyqtar i Supremes nga EULEX konstaton se Ligji për Trepçën asht antikushtetues.