Real Madrid mbret i Europes

real madrid

Real Madrid asht kampion i Europes mbasi fituen mbas gjuejtjeve te penalltive, tue u kunorezue me titullim e ma te mirit ne garen ma prestigjioze europiane Champions League.

Ronaldo shenoi penalltine e fundit vendimtare dhe ja pruni Realit titullin e 11’te.
Ashtu si asht prite, finalja e Champions League ishte nji ndeshje plot emocione dhe me nji futboll te bukur.

Real Madrid shenoi gollin e pare ne minutin 15, me Sergio Ramos, qe arriti me fute ne rrjet nji top te krosuem nga gjuejtja e lire.

Golli i pesuem i ç’orientoi per disa momente lojtaret e Atletico Madrid, por megjithate ishin ata qe luejten ma mire gjate minutave ne vazhdim.

Sa ka nis pjesa e dyte, Atletico Madrid pati rastin ideal me barazue rezultatin kur Torres u pengue ne zonen e rreptesise dhe referi dha penallti per Atletico’n.
Griezmann nuk e shfrytezoi kete rast, tue godite shtyllen dhe tue humbe mundesine me barazue ne nji moment shume te mire, transmeton Rrokum.TV.

Ne vazhdim Atletico e kontrolloi lojen, por nuk arriti me ba ndonji sulm konkret.

Ne anen tjeter, Real Madrid pati nji rast shume te mire me Benzema, por nuk arriti me shenue edhe pse ishte balle per balle me portierin.

Atletico Madrid e barazoi rezulltatin ne minutin ’80 me gollin e Carasco, mbas nji kundersulmi te shpejte. Ne akcionin e kundersulmit kur edhe u shenue ky goll, Ronaldo humbi nji rast ideal me dyfishue epersine.

Deri ne fund nuk pati golla ma dhe koha e rregullt perfundoi 1-1.

Rezulltat i njajte mbeti edhe ne 30 minutat e kohes shtese dhe fituesi u percaktue vetem mbas penalltive.