Reçica e godet VV’n : Jeni si UDB, po kontrolloni se kush me kend po rri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçica, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton me instalue regjimin e UDB’s, për me kontrollue njerëzit se kush me kend po rrinë.

Ky reagim i tij ka ardh mbas publikimit të nji foto të bame nga Levizaj Vetëvendosje ku deputeti Reçica shihet në shoqnimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe kryeinspektorit të punës, Basri Ibrahimi.

“Vetëvendosje po tenton me instalue regjimin e UDB’s, se kush me kë po rri. Në Kosovë ka qenë nji regjim i tillë, por që asht dhanë shumë mund për me u largue ky regjim”, ka thanë ai.

Reçica po ashtu ka pyet deputetët e VV’s, se me çfarë të drejte fotografojnë fshehurazi dhe kush po punon për ta.