Reçica: Pensionistët m’u trajtue me dinjitet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha sot se pozita e pensionistëve ka me qenë nji nga prioritetet gjatë mandatit të tij, por se nuk mundet me premtue mrekulli.

Ai gjatë nji takimi me kryetarin e Federatës së Sindikatave të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, Sylejman Meta, tha se do të angazhohet dhe ka me ba gjithçka që asht e mundun dhe mbrenda kompetencës, që pensionistët m’u trajtue dinjitetshëm.

“Kemi me ba çdo gja që pensionistët m’u trajtue dhe respektue me shumë dinjitet dhe sjellje korrekte nga personeli dhe administrata. Kjo asht ma e pakta që mundemi me ba”, tha Ministri Reçica.

Ministri u zotue se ka m’u angazhue dhe se ka me ba gjithçka mbrenda mundësive, që pensionistët me pasë vendin e tyne të merituem në shoqni.

 

Shperndaje në: