Referendumi në Catalonia, policia bllokon kutitë e votimit

Forcat  policore po ju binden nji urdhni të prokurorëve për me parandalue votimin e Catalonia’s  për pamvarësi.

Spanja po dërgon mija policë shtesë në rajon.

Rreth 10 milionë fletë votime janë konfiskue dhe faqet e internetit që informojnë katalanasit për referendumin janë mbyll.

Burimet nga policia thanë t’Ejten për të përditshmen katalanase “La Vanguardia” se policia ka me ndalue këdo që ka me tentue me lëvizë kutitë e votimit në nji vend tjetër.

Presidenti katalanas, Carles Puigdemont, ka njoftue në Twitter se qytetarët mund të gjejnë nji vendvotim për më votue tue përdor nji aplikacion të veçantë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Barcelonës Ada Colau i ka ba thirrje Komisionit Europian për me ndërmjetësue në qëndrimin midis Catalonia’s dhe qeverisë së Madridit.

 

Shperndaje në: