Referendumi për pamvarësi – Ka fillue numërimi i votave në Kurdistan

Ka fillue numërimi i votave në referendumin për pamvarësi të rajonit autonom të Kurdistanit, në Irak, mbasi nji numër i madh i kurdistanëve kishin qitë votën e tyne.

Në votim kanë dalë 72 përqind e njerëzve, apo 4.58 milion persona të regjistruem kanë qitë votat e tyne simbas komisionit të votimeve.

Referendumi në këtë rajon asht mbajtë, pamvarësisht paralajmërimeve nga Kombet e Bashkueme, SHBA’të, Turqia dhe Irani, që vota mundet me tensionue gjendjen në rajon.

Shperndaje në: