‘Referendumi’ si zgjidhje për krijimin e Ushtrisë së Kosovës!

Mosamandamentimi i Kushtetutës së Kosovës ka bllokue nji numër procesesh të randësishme, perfshi edhe krijimin e Forcave të Armatosuna të Kosovës, thonë njohës të çashtjeve kushtetuese.

Kushtetuta e Kosovës, e miratueme menjiherë mbas shpalljes së pamvarësisë së saj, në vitin 2008, asnjiherë nuk u sprovue deri në bllokadën politike të vitit 2014, kur juristët thanë se ajo nuk ka parapa situata të caktueme politike.

Gjithsesi, Kushtetuta u parapa me ndryshue me nji marrëveshje politike të vitit 2011, të arritun ndërmjet tre liderave politik në vend, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, që nxori Kosovën nga kriza e thellë politike.

Por, mbas përfundimit të punës së komisionit për ndryshimet kushtetuese, Gjykata Kushtetuese solli vendimin se shumica e amandamentimeve shkelin kapitullin kushtetues për të drejtat e njeriut.

Ndryshimet kushtetuese kurdo që të mendohet të kryhen duhet me kalue përmes procedurave të caktueme, perfshi nji votim të dyfishtë: fillimisht prej dy të tretave të 120 deputetëve të Kuvendit dhe njikohësisht dy të tretave të deputetëve nga radhët e komuniteteve.