Reforma në drejtësi. Çka thotë ambasadori Donald Lu!

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ambasadori amerikan, Donald Lu, u shpreh se pret nga opozita angazhimin serioz për reformën në drejtësi.

Lu tha se pret nga PD me luejt rol vendimtar në miratimin e kësaj reforme.

“Unë përfaqësoj nji vend që për mëse 100 vite ka luftue për të mbajt Shqipninë sovrane, demokratike dhe të sigurt. Në 25 vitet e shkueme, na kemi punue së bashku për me arritë gjanaa të mëdha: fundin e komunizmit, fitoren e luftës në Kosovë dhe anëtarësimin në NATO, PD ka luejt nji rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipnisë dhe presim që kjo traditë me vazhdue në kontekstin e reformës në drejtësi”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të demokratëve me diplomatët, mungonte ish-kryetari historik i PD’s, Sali Berisha.