Reforma në drejtësi, Gjyakata Kushtetuese në Shqipni merr këtë vendim

gjykata-kushtetuese

Pa kalue 3 javë nga kërkesa e Partisë Demokratike kundër ligjit të vetting’ut, Gjykata Kushtetuese në Shqipni mori nji nga vendimet ma të rëndësishme të saj, pezullimin e ligjit që ban rivlerësimin e pasunive dhe kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga ana proceduriale, kjo doon me thanë se që prej të Martës ky ligj pushon së funksionuemi, derisa Gjykata Kushtetuese të marrë nji vendim përfundimtar. Nga ana praktike, vendimi pezullon zbatimin e krejt reformës në drejtësi.

Ligji i vetting’ut asht nji nga ligjet themelore të reformës, pa të cilin nuk munden me u ngritë organet që bajnë rivlerësimin e pasunisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Me këtë ligj asht i lidhun edhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme dhe gjykatave speciale, i quejtun ndryshe Struktura Antikorrupcion.