Reforma në drejtësi në fokus të bisedimeve Rama-Hahn-Mogherini

U zhvillue në Bruksel takimi i VIII i Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipni-BE.

Takimi u drejtue nga kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim referoi Zavendëspresidentja e BE’s Federica Mogherini, komisioneri për Zgjanimin Hanh, ministri Ditmir Bushati, ministrja Gjosha dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu.

Ma herët, Kryeministri Rama mbajti takim të veçantë me Mogherinin dhe Hanh.

Fokusi i takimit ishin reformat e qeverisë; zbatimi i reformës në drejtësi; hapi i radhës në procesin e integrimit, etj.