Reforma zgjedhore prek 13 nene të Kushtetutës!

hashim-thaci-zyre

Janë 13 nene të Kushtetutës që do t’i nënshtrohen amendamentimit për llogari të reformës zgjedhore, që javën e shkueme e ka iniciue presidenti Hashim Thaçi.
Procesi ka marrë rrugë, pamvarësisht refuzimit të opozitës për me u përfshi në të.

Kreu i shtetit e ka mbajt të Premten takimin e dytë me përfaqësues të subjekteve politike.

Pjesëmarrës aty kanë qenë përfaqësuesit e partnerëve kryesorë të koalicionit qeverisës – Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike.

Kanë qenë edhe përfaqësuesit e 14 partive të tjera, 9 prej të cilave u takojnë komuniteteve pakicë.