Reformat në drejtësi po monitorohen prej nderkombëtarëve!

Në paketën e ndryshimeve kushtetuese, pjesë e reformës në drejtësi që ndodhet në tryezën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, ka nji kapitull të veçantë që flet për rolin e ndërkombëtarëve për të cilin asht fol pak ose aspak deri tash.

Ky kapitull përmblidhet me emnin misioni ndërkombëtar i monitorimit dhe ka në perbamje përfaqësues të SHBA’ve dhe BE’s.

Ky mision do të ketë nji fuqi absolute në monitorimin e seleksionimit të trupës së sistemit të drejtësisë, por edhe a tej ende atë të hulumtimit, madje ka të drejtë me kerkue edhe prova.

Pra kushdo që do dalë apo pritet me hyjë në sistem ka me pasë vulën certifikuese të misionit ndërkombëtar të monitorimit.