Regjistrimi në Veri ka me u ba…kur të duen serbët

Nuk ka me pasë regjistrim të popullsisë në komunat veriore të Kosovës pa e marrë miratimin e përfaqësuesve të serbëve në institucionet e Kosovës. Ata kanë mbajtë nji takim në veri të Mitrovicës të Hanen mbasdite dhe kanë vlerësue se aktualisht nuk ka mundësi dhe as kushte për me zbatue procesin e regjistrimit të popullsisë në komunat veriore, i cili asht dashtëme u ba në vitin 2011.

“Nuk egzistojnë kushte politike, juridike, sociale dhe të sigurisë për regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës, proces të cilin asht dashtë me zbatue institucionet e Kosovës deri në fund të këtij viti. Duhet paraprakisht me punue në plotësimin e obligimeve që dalin nga dialogu në mes të Prishtinës e Beogradit dhe realisht e moralisht duhet me pritë nga serbët e veriut të Kosovës me marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, vetëm atëherë kur nepërmjet marrëveshjeve, të gjithë njerëzit në Kosovë me qenë të njajtë në krijimin e nji shoqnie të barabartë”, kanë vlerësue ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Maric e Dalibor Jevtic, zavendëskryeministri, Branimir Stojanovic, deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës dhe kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në nji takim, që kanë mbajtë në Mitrovicë, të Hanen në orët e mbasdites.

Në nji komunikatë të listës “Srpska”, të cilin e përcjellin mediet serbe në veri të Mitrovicës, ky asht reagimi i parë zyrtar, i siç thuhet, “komplet udhëheqjes së serbëve të Kosovës e Metohisë lidhun me çashtjen e regjistrimit të popullsisë në veri të Kosovës”.