Reja e Presidentit Rugova me fjalë të mëdha për Ramush Haradinajn

Grueja e Ukë Rugovës, Blerta Kllokoqi-Rugova, e cila kishte drejtue akuza të ashpra ndaj ish kryeministrit Mustafa, e ka urue dhe i ka dhanë mbështetje të madhe, Ramush Haradinajt, i cili dje mori besimin e deputetëve me udhëheqë me Qeverinë.

Madje, Kllokoqi Rugova shprehet e sigurt se Haradinaj ka me përmbyll pozitivisht misionin e Presidentit Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i saj:

I nderuari Kryeministër,

Përkundër faktit që ju vullnetarisht ndërpritet misionin e nisur së bashku me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, për të u treguar së pari korrekt me organet ndërkombëtare të drejtësisë, dhe së dyti për të mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së, dhe përkundër faktit që dje shumë deputetë nuk ju votuan duke harruar bashkëpunimin e juaj të ngushtë me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova dhe kontributin që ju dhe familja juaj keni dhënë për çlirimin e Kosovës, ju arritet që pas 13 viteve të riktheheni dhe të vazhdoni punën e lënë gjysëm.

Ju, së bashku me qytetarët e Republikes së Kosoves, jeni ata që asnjëherë nuk pushuat së dashuri, respektuari dhe të qënit mirënjohes ndaj figures, jetës dhe veprës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Unë jam shumë e sigurt, se ju si Kryeministër i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, duke njohur punën, filozofin dhe veprimin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova nga afër, do të përmbyllni pozitivisht misionin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për një Kosovë të lirë e demokratike, me të gjithë qytetarët e saj të integruar në BE, në NATO dhe në lidhje dhe miqësi të përhershme me SHBA-të.

Urime Kryeminister dhe vazhdojeni rrugën për fuqizimin e shtetit që e filluat së bashku me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në vitin 2004!