Rekomandimi për vizat shton interesimin për pasaporta

pasaporta

Nji ditë mbasi Komisioni Europian edhe zyrtarisht rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët, në mengjesin e sotëm qinda qytetarë ja kishin mësye qendrës për pajisje të dokumenteve në Prishtinë.

Nji fotografi të cilën e ka sigurue “Zëri”, shihet se qinda qytetarë qysh n’orët e para të mëngjesit janë tue prit me radhë që të fotografohen për me u pajis më pas me pasaportë biometrike.

Mirëpo, pamvarësisht se Komisioni Europian ka rekomandue heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, procesi teknik deri në lëvizjen pa viza mund të zgjas deri në tre muej.

 

pasaportaaa