Rektori Dema ju rikthen profesorëve pagat e dyfishta

marjandemaa

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka lejue që profesorët me pas paga të dyfishta.

Nji vendim të tillë, rektori Dema e ka marrë dy ditë ma parë dhe profesorëve u jepet mundësia e marrjes së pagave të dyfishta, e cila deri tash ishte ndalue nga paraardhësi i tij në këtë detyrë, ish rektori Ramadan Zejnullahu.

Bile, rektori Demaj, nji vendim të tillë e ka marrë ende pa u marrë nji vendim në lidhje me këtë çashtje nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kushtrim Palushi, avokat i UP-së i kontraktuem në kohën e ish rektorit Zejnullahu, ka deklarue për gazetën Zëri se menaxhmenti aktual i UP-së nuk duhet me u ngut me dezinformue opinionin e sidomos kur bahet fjalë për paret e taksapaguesve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Ai deklaroi se, menaxhmenti aktual po dezinformon kur deklaron se Gjykata Themelore ka marrë vendim në favor të profesorëve.

“Gjykata Themelore ende nuk e ka gjykue këtë rast përmes vendimit përfundimtar”, ka thanë ndër të tjera, avokat Palushi.