Rektori i ri asht për zgjidhje, jo bllokada!

marjandemaa

Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema në nji intervistë për Kosovapress tha se ai do të jetë Rektor i zgjidhjeve dhe se “nuk do të lë gurë pa lëvizë” që t’u kthej përgjigje të gjitha kërkesave që do të shkojnë në drejtim të tij nga studentët dhe personeli akademik e administrativ.

Ardhja në këtë pozitë, për të, asht krenari por edhe obligim i madh.

Në ditën e dytë të punës në zyrën e cila vitet e fundit nuk solli rehati për paraardhësit e tij, Rektori i ri thotë se detyrë të tij parësore do të ketë kthimin e imazhit të mirë që kishte dikur Universiteti i Prishtinës.

Marjan Dema mendon se përplasjet dhe ferkimet që kanë ndodh me UP’n nganjiherë janë zmadhue ma shumë se që kanë qenë.