Rektori i ri i jep fund krizës n’Universitetin e Prishtinës

Edhe zyrtarisht, Rektori i zgjedhun mori sot detyrën në krye të Universitetit “Hasan Prishtina”.
Ishte kryetari i Këshillit Drejtues të UP’s Ismet Salihu, ai që i dorëzoi profesorit të Matematikës Marjan Demës vendimin për postin e Rektorit.

Me emocione të shumta Rektori Dema u zotue se ka me ja kthye imazhin UP’s.

Rektori theksoi se sot ka fillue punën tu’ u takue me strukturat adiministrative.

Ai tha se sfida kryesore e mandatit ka me qenë krijimi i partneritetit me studentët, me stafin akademik e me Këshillin Drejtues, në mënyrë që Universiteti i Prishtinës me pasë nji frymë të mirë.

I pranishëm ishte edhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të cilin, koha e krizës në UP ka përfundue.

Rektori dhe ministri Bajrami u zotuen se kanë me bashkëpunue ngushtë me njani-tjetrin dhe institucionet që ata drejtojnë, në mënyrë që me i dhanë vendin e merituem Universitetit, tue nisë fillimisht me stabilizimin e këtij institucioni dhe zgjidhjen e problemeve që ka.